Flamingot Vendosin
Nisma qytetare2026

Demokraci e drejtpërdrejtë

ZËRI YT NXIT
DEBATIN PUBLIK.

Ngri një ide

Ngrini një ide, mblidhni vota nga qytetarët e tjerë. Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.

45

Ide gjithsej

0

Ide të mbështetura

1.000

Pragu i votave

Zëra në pritje

Të gjitha idetë

45 ide

Me hyrjen në fuqi të hartës së re gjyqësore, në 1 shkurt 2023 shqyrtimi i të gjitha çështjeve në apel u përqendrua në një të vetme Gjykata e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky riorganizim ka sjellë mbingarkesë të konsiderueshme të kësaj gjykate, e cila, për shkak të rolit të saj në dhënien e vendimeve të formës së prerë për një numër të madh çështjesh, zë një vend me rëndësi të veçantë në sistemin gjyqësor. Aktualisht, në Gjykatën e Apelit ushtrojnë funksionin vetëm 42 gjyqtarë, ndërkohë që organika parashikon 78 të tillë. Si pasojë e këtij mungese të theksuar të burimeve njerëzore dhe përqendrimit të kompetencave në një gjykatë të vetme, është krijuar një stok prej rreth 57 000 dosjesh, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe duke cenuar të drejtën e qytetarëve për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

Ana · 23.07.2026

0 / 1.000 votaEdhe 1.000 për mbështetje

Nje nga shtyllat ku mbahet sistemi i sotem eshte patronazhizmi. Duhet te fillojme ta quajme patronazhizmin per ate qe eshte. Perfshirje ne vjedhje dhe krime te tjera!

Elton · 20.07.2026

0 / 1.000 votaEdhe 1.000 për mbështetje

Transporti publik në Shqipëri vazhdon të jetë një nga shërbimet që përballet me më shumë kritika nga qytetarët. Në shumë qytete mungojnë oraret e qarta dhe të respektuara, duke bërë që udhëtarët të presin pa ditur se kur do të mbërrijë autobusi. Kjo krijon vështirësi të përditshme për punonjësit, studentët, nxënësit dhe të moshuarit që varen nga transporti publik. Përveç mungesës së rregullsisë, kushtet në shumë mjete lënë për të dëshiruar. Autobusët shpesh janë të mbingarkuar, pa ajrim ose kondicionim të mjaftueshëm, me mungesë pastërtie dhe me akses të kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, prindërit me karroca fëmijësh dhe të moshuarit. Një tjetër shqetësim është raporti mes çmimit dhe cilësisë së shërbimit. Qytetarët paguajnë bileta dhe abone, por në shumë raste nuk marrin një shërbim që justifikon koston. Kur mungojnë standardet minimale të cilësisë, rregullsia e orareve dhe kushtet e denja të udhëtimit, është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë më shumë transparencë, investime dhe llogaridhënie. Një transport publik funksional nuk është luks, por një shërbim thelbësor. Ai ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, ul trafikun dhe ndotjen, lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe krijon mundësi të barabarta për të gjithë. Prandaj, përmirësimi i transportit publik duhet të jetë një prioritet, me investime në mjete moderne, respektim të orareve, standarde më të larta sigurie dhe komoditeti, si edhe një sistem tarifash të drejtë që pasqyron cilësinë e shërbimit të ofruar.

Joana Pilani · 12.07.2026

5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Shqipëria po përballet me një hemoragji të rëndë të rinisë, shkaktuar kryesisht nga braktisja masive e vendit nga të rinjtë në moshë pune. Kjo fenomen sjell pasoja strukturore të thella, që prekin shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm: • Forca e punës - Zvogëlimi drastik i burimeve njerëzore të afta për punë, çon në mungesë të specializimeve kritike dhe ul tërheqjen e investimeve të huaja. • Kontributet shoqërore - Me më pak të punësuar që paguajnë kontribute, sistemi i sigurimeve shoqërore humbet bazën e tij financiare. • Sistemi pensionist - Raporti punëtorë-pensionistë përkeqësohet vazhdimisht, duke e bërë të pamundur qëndrueshmërinë e pensioneve në të ardhmen. • Plakja e shpejtë e popullsisë - Struktura demografike deformohet, me një peshë gjithnjë e më të madhe të grupmoshave të vjetra. • Qëndrueshmëria makroekonomike - Në afat mesëm, kombinimi i këtyre faktorëve rrezikon rënien e potencialit të rritjes, uljen e konsumit dhe destabilizimin e ekuilibreve fiskale, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Saimir Bushi · 12.07.2026

7 / 1.000 votaEdhe 993 për mbështetje

Ekzistojnë grupime të ndryshme që po dalin nga sheshi! Veç e veç ato pretendojnë se janë organizatorë e iniciatorë të protestës! Partitë e vogla dhe opozita gjithashtu janë në shesh! Kushdo që është i bindur se kauza synon fundin e këtij sistemi, dhe një të ardhme më të mirë për Shqiptarët dhe Shqipërinë, qëndron në shesh, organizohet për kauzën dhe distancohet nga e kaluara! Me ne janë dhe shumë nga qytetet, diaspora dhe administrata po ashtu! Pa organizim s'kemi nga e marrim vesh sa jemi! A mendon se duhen unifikuar zërat dhe ulur përçarjet duke qënë se kauza e protestës mbetet vetëm një, 5 pikat e stërlexuara në shesh!

Tiranë · 11.07.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Në shqipëri nuk funksionon fare punësimi për personat që kan mbaruar gjimnazin 4 vjecar profesional dhe që nuk kan dashur ta vazhdojn universitetin për cfarëdolloj arsye. Shkolla profesionale ka po aq rëndësi dhe vler ne shoqërin Shqiptare sa universiteti.

Anonim118 · 10.07.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Pasuritë natyrore dhe kulturore janë afatgjata, ndërsa vendimmarrja politike është afatshkurtër. Krijimi i nje këshilli që përfshin qytetarë të përzgjedhur me short dhe ekspertë të pavarur do të garantonte vendime të balancuara, transparente dhe të bazuara në shkencë. Ky propozim krijon një Këshill të pavarur që shqyrton dhe miraton projektet që prekin zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore. Ai zgjidh problemet kryesore aktuale: vendimmarrjen e politizuar, korrupsionin, mungesën e transparencës dhe dëmtimin e pakthyeshëm të natyrës dhe trashëgimisë.

Tirane · 29.06.2026

5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Mendoj si fillim që baza e gjithçkaje është të kemi një organizim te brendshëm. Duam apo jo, nuk do mund te paralizojme komplet parlamentin e organet e tjera sepse nuk kemi organizim te brendshëm. Per me teper, shume nga organizatoret kane qene persona qe jan ekspozuar politikisht dhe i duhet nje lloj imuniteti. Propozoj te hapim nje parti politike, ideja dhe emri mund te vine me vone, por mendoj qe pozicionimi si parti ekologjike, liberale por dhe pro atdhetare është e nevojshme. Te gjithe pjesemarresit ne proteste mund te behen pjesëmarrës (members) dhe me anë të votave brenda partisë , pasi te kemi konsiltuar profilet e cdokujt dhe ambicien se cilen pjese te Shqiperise do te donte te bente me mire e te ndryshonte, mund te zgjedhim kush do na përfaqësoj,qoftë ne zgjzdhje te parakohshme, qoftë si një qeveri teknike e mundshme, tek kush kemi besim, çfarë kërkesash kemi etj etj. Ne kte forme mund dhe te kemi me shume legjitimitet dhe mbetet nje lloj demokracie. Problemi i vetem eshte qe na duhen autenticitet tek anetaresia ne menyre qe te mos penetrohet nga patronazhistat...Gjithashtu, shume media po interesohen per protesten dhe po marrin ne intervista lloj lloj njerëzish, duhet qe zedhenesit te zgjidhen apo filtrohen deri diku perpara deklaratave per mediat ndërkombëtare.

Antonino Lici · 27.06.2026

5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Shqipëtarët janë sipërmarrës e i duan Investimet. Pak më pak, nëse ato krryhen nga Operator të panjohur, mbi territore pronësie të dyshimtë, me burime financiare ne kufij të ligjshmërisë, në territore parqesh natyrore të mbrojtura, pa prezencë projekti konkret, transparent, me ndërhyrje në natyrë pa vendim/autorizim mjedisor, me perspektiv vendpune-krijues eksluzivisht sherbimesh hotelerie/turizmi.

EK, Qytetar Sarandës. · 25.06.2026

25 / 1.000 votaEdhe 975 për mbështetje

Sheshi po tregon qartësisht pakënaqësi me : 1/tërësinë e klasave politike. 2/kohëzgjatjen e qeverisjes se kryeministrit. 3/intensitetin e pushtetit te kryeminsitrit. (i vetmi institucion me votë te drejtpërdrejt elektorati) 4/ mungesën e kontrollit dhe ekuilibrimit të pushtetit te kryeministrit. (checks & balances) 5/influencën (në mos uzurpimin) e kryeministrit mbi sistemin gjyqësor. 6/influencën mbi mediat. Kontekst: Shqipëria ka zgjedh prej 1991: Sistem qeverisës : Republik Parlamentare. Pra, Me përfaqësueshmeri, dhe pushtet legjislativ e egzekutiv nga Parlamenti, dhe Institucione sipas kushtetutës. Vendimarrja : Demokrafi Liberale. Pra, Vendimarrje me votim pluralist (ugjedhje, parti) me parim shumice vote, dhe respekt të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Qeverisja është lojë rolesh, në nivel shtetëror. Lojtarët veprojnë sipas interesave te tyre. Lojtarët vënë re mungesa në kontrolle pushtetesh, pas njëfarë kohe. Secili lojtar përpiqet të uzurpoj pushtetin. Kjo, duke ndërhyrë në, kryesisht: ekuilibrin e pushteteve institucionale, devijim e rregullave zgjedhore, kufizimin e lirive. Kur loja luhet mjaftueshëm gjatë, 1 lojtar mbivendoset. Demokracia liberale cënohet. Rithemelim, Per tiu rikthyer Republikës Parlamentare, si Demokraci Liberale. Franca, 5 republika demokratike ne 230 vjet shtet. Greqia, 3 Republika Demokratike ne 205 vjet shtet. Shqipëria, 1, ne 114 vjet shtet. REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2.0

EK, Qytetar i Sarandës. · 25.06.2026

7 / 1.000 votaEdhe 993 për mbështetje

Te gjithe émigrantët që jetojnë në Francë kane probleme me lejet e drejtimit (patenta) , Shteti Francez nuk i njeh. Shteti ynl nuk ka një marrëveshje me shtetin Francez

Jorind · 25.06.2026

5 / 1.000 votaEdhe 995 për mbështetje

Në shumë vite, në Shqipëri ka qenë problem i madh, fakti që nëpër administrata punojnë njerëz pa kredencialet dhe aftësitë e duhura për të kryer punën e cila i është caktuar, pasi deri tani ka funksionuar shpërdorimi i detyres ne marrjen e njerëzve në punë.

Qytetr i Durrësit · 25.06.2026

11 / 1.000 votaEdhe 989 për mbështetje

Shumë ekosisteme në Shqipëri po degradohen nga ndërtimet, urbanizimi, ndotja, shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve natyrore dhe mungesa e masave restauruese. Edhe kur habitatet dëmtohen, përgjegjësit rrallë detyrohen t'i rikthejnë ato në gjendjen e mëparshme. Kjo sjell humbje të biodiversitetit, rritje të rrezikut nga përmbytjet dhe thatësirat, si dhe dobësim të shërbimeve natyrore nga të cilat varen komunitetet lokale dhe ekonomia.

Anonim65 · 24.06.2026

31 / 1.000 votaEdhe 969 për mbështetje

Aktualisht, shumë projekte me ndikim të rëndësishëm në mjedis miratohen pa transparencë të plotë dhe pa një pjesëmarrje reale të publikut. Studimet e ndikimit në mjedis, kontratat, lejet dhe dokumentet teknike shpesh publikohen vonë, janë të vështira për t’u aksesuar ose nuk bëhen publike fare. Si pasojë, qytetarët, komunitetet lokale dhe ekspertët e pavarur nuk kanë mundësi të informohen, të japin mendim apo të kundërshtojnë projekte që mund të prekin mjedisin, biodiversitetin dhe cilësinë e jetës së tyre. Kjo mungesë transparence ul besimin te institucionet dhe rrit rrezikun e vendimmarrjeve që favorizojnë interesa afatshkurtra ekonomike në dëm të interesit publik.

Anonim65 · 24.06.2026

19 / 1.000 votaEdhe 981 për mbështetje

Aktualisht, institucionet që janë përgjegjëse për promovimin e investimeve dhe zhvillimit ekonomik janë shpesh edhe ato që shqyrtojnë ose miratojnë projektet me ndikim mjedisor. Kjo krijon konflikte interesi dhe dobëson pavarësinë e vlerësimeve mjedisore. Në mungesë të një organi të pavarur shkencor, projektet që mund të dëmtojnë biodiversitetin, habitatet e mbrojtura apo burimet natyrore rrezikojnë të miratohen pavarësisht pasojave afatgjata për mjedisin dhe komunitetet lokale.

Anonim65 · 24.06.2026

11 / 1.000 votaEdhe 989 për mbështetje

Edhe kur në Shqipëri ndërtohen hotele, rrugë, centrale, komplekse banimi ose fabrika, një pjesë e madhe e materialeve, pajisjeve, mobilieve, ushqimeve të përpunuara dhe shërbimeve të specializuara importohen. Bizneset shqiptare shpesh nuk dinë paraprakisht çfarë kërkojnë blerësit e mëdhenj, nuk kanë certifikimet e nevojshme ose nuk arrijnë të konkurrojnë për kontrata të mëdha.

Anonim45 · 24.06.2026

4 / 1.000 votaEdhe 996 për mbështetje

Sistemi aktual fiskal është i ndërlikuar, krijon hapësira për evazion, trajtim të pabarabartë dhe pengon investimet e reja. Taksat e larta dhe procedurat komplekse dekurajojnë sipërmarrjen, nxisin informalitetin dhe shtyjnë profesionistët e kualifikuar të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

B.S Vjene · 24.06.2026

3 / 1.000 votaEdhe 997 për mbështetje

Në sistemin aktual kushtetues të Shqipërisë, qytetarët zgjedhin përfaqësuesit ose institucionet përmes zgjedhjeve, por nuk kanë një mekanizëm të drejtpërdrejtë për të tërhequr besimin ndaj tyre gjatë mandatit, edhe nëse ato humbasin mbështetjen publike ose dështojnë të përmbushin detyrat e tyre. Kjo krijon një boshllëk në llogaridhënien demokratike: institucionet mund të vazhdojnë mandatin deri në fund, pavarësisht humbjes së besimit të qytetarëve, përveç rasteve kur shkarkohen nga organet kushtetuese sipas procedurave të parashikuara. Ky problem prek: qytetarët, të cilët kanë ndikim të kufizuar midis zgjedhjeve; institucionet e zgjedhura me mandat të rregullt, të cilat nuk përballen me një mekanizëm të drejtpërdrejtë të përgjegjshmërisë ndaj sovranit; vetë sistemin demokratik, pasi mungesa e një "valvule" demokratike mund të rrisë mosbesimin ndaj institucioneve dhe të shtojë tensionet politike.

Anonim59 · 24.06.2026

7 / 1.000 votaEdhe 993 për mbështetje

Kur specialistët dhe shërbimet përqendrohen vetëm në Tiranë ose në sektorin privat, familjet nga qytetet e tjera detyrohen të udhëtojnë vazhdimisht dhe të përballojnë vetë kostot. Fëmija mund të vizitohet veçmas nga psikologu, logopedi dhe mjeku, pa koordinim mes tyre dhe pa një plan të përbashkët. Kjo nuk është vetëm humbje kohe, por ka kosto të lartë, sepse në këto raste ndërhyrja e hershme është veçanërisht e rëndësishme

Anonim53 · 23.06.2026

18 / 1.000 votaEdhe 982 për mbështetje

Diagnostikimi i autizmit, ADHD-së, disleksisë dhe vështirësive të tjera neurozhvillimore nuk mund të mbështetet në një test të vetëm. Ekzistojnë shumë lloje testesh dhe rezultatet mund të ndikohen nga mosha,gjinia, gjuha, zhvillimi, mjedisi familjar dhe vështirësi të tjera që mund të ketë fëmija. Kur vlerësimi bëhet nga një profesionist i vetëm ose pa një protokoll të përbashkët (rasti i Shqipërisë), familjet mund të marrin përfundime të ndryshme për të njëjtin fëmijë, duke vonuar diagnozën si dhe ndërhyrjen.

Anonim53 · 23.06.2026

12 / 1.000 votaEdhe 988 për mbështetje

Në Shqipëri ekziston një hendek i madh ndërmjet asaj që të rinjtë mësojnë në shkollë dhe aftësive praktike që kërkojnë ekonomia, prodhimi dhe industritë krijuese Shqipëria ka tradita të pasura në punimin e tekstilit, lëkurës, gurit, drurit dhe metaleve, por shumë prej këtyre aftësive po humbasin sepse nuk transmetohen përmes një sistemi të organizuar. Shqipërisë i duhet një sistem që e lidh arsimin me një spektër shumë më të gjerë profesionesh: - punimin e lëkurës dhe prodhimin e artikujve të luksit - punimin e gurit, drurit, qeramikës dhe metaleve - argjendari, bizhuteri dhe restaurim objektesh - rrobaqepësi, qëndisje, tekstile dhe kostumografi - fotografi, montazh, ndriçim dhe produksion filmik - skenografi, animacion, dizajn grafik dhe efekte vizuale - gastronomi, pastiçeri dhe përpunim ushqimor - arkitekturë peizazhi, restaurim dhe ruajtje të trashëgimisë - teknologji, mekatronikë, energji dhe prodhim digjital

Anonim53 · 23.06.2026

14 / 1.000 votaEdhe 986 për mbështetje

Çmimet e banesave dhe qirave në Shqipëri janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Shumë të rinj, familje të reja dhe punonjës me të ardhura mesatare e kanë të vështirë të blejnë ose të marrin me qira një banesë të përshtatshme. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm banesash qëndrojnë bosh për qëllime investimi ose spekulimi, duke ulur ofertën reale për banim dhe duke rritur më tej çmimet.

Anonim52 · 23.06.2026

11 / 1.000 votaEdhe 989 për mbështetje

Si funksionon

Tri hapa nga ankesa te ndryshimi.

01

Ngri një ide

Përshkruani ndryshimin që dëshironi dhe zgjidhni një kategori. Pa llogari, pa pengesa.

02

Mblidh vota

Qytetarët votojnë pro ose kundër. Idetë më të mbështetura ngjiten lart në listë.

03

Nxit debatin

Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.