Flamingot Vendosin
Të gjitha idetë
EkonomiaSaimir Bushi · 12.07.2026 · edituar

Rikthimi i diasporës, zero taksim per 10 vite

Problemi

Shqipëria po përballet me një hemoragji të rëndë të rinisë, shkaktuar kryesisht nga braktisja masive e vendit nga të rinjtë në moshë pune. Kjo fenomen sjell pasoja strukturore të thella, që prekin shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm: • Forca e punës - Zvogëlimi drastik i burimeve njerëzore të afta për punë, çon në mungesë të specializimeve kritike dhe ul tërheqjen e investimeve të huaja. • Kontributet shoqërore - Me më pak të punësuar që paguajnë kontribute, sistemi i sigurimeve shoqërore humbet bazën e tij financiare. • Sistemi pensionist - Raporti punëtorë-pensionistë përkeqësohet vazhdimisht, duke e bërë të pamundur qëndrueshmërinë e pensioneve në të ardhmen. • Plakja e shpejtë e popullsisë - Struktura demografike deformohet, me një peshë gjithnjë e më të madhe të grupmoshave të vjetra. • Qëndrueshmëria makroekonomike - Në afat mesëm, kombinimi i këtyre faktorëve rrezikon rënien e potencialit të rritjes, uljen e konsumit dhe destabilizimin e ekuilibreve fiskale, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Voto këtë ide

7 / 1.000 votaEdhe 993 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull

Përgjigjet e komunitetit

Zgjidhjet e propozuara

1 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Taksim zero për 10 vjet për çdo shtetas shqiptar që: 1- ka jetuar jashtë Shqipërisë për të paktën 3 vjet; ose 2- ka lindur jashtë vendit, ka shtetësi shqiptare dhe vendos të kthehet për të jetuar e punuar në atdhe. 3- Lehtësimi fiskal të përfshijë: a) të ardhurat nga puna; b) të ardhurat nga aktiviteti sipërmarrës; c) dividendët; d) punësimin në sektorin privat dhe publik. dh) Për të shmangur abuzimet, nga kjo skemë të përjashtohen personat që largohen nga Shqipëria pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit. 4- Kjo politikë do të sillte: a) rikthimin e kapitalit njerëzor dhe financiar; b) gjallërimin e forcës së punës; c) rritjen e popullsisë rezidente; d) rritjen e konsumit dhe të mirëqenies; dh) rigjallërimin e qyteteve dhe ekonomive lokale; e) hapjen e vendeve të reja të punës; ë) përmirësimin e cilësisë së shërbimeve; e) më shumë mundësi ekonomike edhe për qytetarët që jetojnë aktualisht në Shqipëri.

Saimir Bushi · 12.07.2026 · edituar

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë