Nje nga shtyllat ku mbahet sistemi i sotem eshte patronazhizmi. Duhet te fillojme ta quajme patronazhizmin per ate qe eshte. Perfshirje ne vjedhje dhe krime te tjera!
Elton · 20.07.2026
Demokraci e drejtpërdrejtë
Ngrini një ide, mblidhni vota nga qytetarët e tjerë. Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.
45
Ide gjithsej
0
Ide të mbështetura
1.000
Pragu i votave
∞
Zëra në pritje
Kapja e universiteteve nuk ndodh vetëm përmes plagjiaturës, por edhe përmes punësimeve të mbyllura, fondeve të paqarta, tenderimeve të dyshimta dhe favoreve administrative. Kjo ul cilësinë, largon njerëzit kompetentë dhe e kthen universitetin në zgjatim të interesave private ose politike.
Nje nga shtyllat ku mbahet sistemi i sotem eshte patronazhizmi. Duhet te fillojme ta quajme patronazhizmin per ate qe eshte. Perfshirje ne vjedhje dhe krime te tjera!
Elton · 20.07.2026
Ekzistojnë grupime të ndryshme që po dalin nga sheshi! Veç e veç ato pretendojnë se janë organizatorë e iniciatorë të protestës! Partitë e vogla dhe opozita gjithashtu janë në shesh! Kushdo që është i bindur se kauza synon fundin e këtij sistemi, dhe një të ardhme më të mirë për Shqiptarët dhe Shqipërinë, qëndron në shesh, organizohet për kauzën dhe distancohet nga e kaluara! Me ne janë dhe shumë nga qytetet, diaspora dhe administrata po ashtu! Pa organizim s'kemi nga e marrim vesh sa jemi! A mendon se duhen unifikuar zërat dhe ulur përçarjet duke qënë se kauza e protestës mbetet vetëm një, 5 pikat e stërlexuara në shesh!
Tiranë · 11.07.2026
Pasuritë natyrore dhe kulturore janë afatgjata, ndërsa vendimmarrja politike është afatshkurtër. Krijimi i nje këshilli që përfshin qytetarë të përzgjedhur me short dhe ekspertë të pavarur do të garantonte vendime të balancuara, transparente dhe të bazuara në shkencë. Ky propozim krijon një Këshill të pavarur që shqyrton dhe miraton projektet që prekin zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore. Ai zgjidh problemet kryesore aktuale: vendimmarrjen e politizuar, korrupsionin, mungesën e transparencës dhe dëmtimin e pakthyeshëm të natyrës dhe trashëgimisë.
Tirane · 29.06.2026
Ka drejtues institucionesh, deputetë, ministra, kryetare bashkish, keshilltare, rektore, dekane, etj., te cilët kane qenë bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit ne kohën e diktaturës dhe vazhdojnë te kenë detyra ne institucionet piblike në vënd.
Anonim96 · 26.06.2026
Te gjithe émigrantët që jetojnë në Francë kane probleme me lejet e drejtimit (patenta) , Shteti Francez nuk i njeh. Shteti ynl nuk ka një marrëveshje me shtetin Francez
Jorind · 25.06.2026
Një nga problemet më të mëdhaja në Shqipëri, është vjedhja dhe keqpërdorimi i fondeve publike nga administratat, institucionet shtetërore dhe kompanitë e tenderave. Fondet nuk arrijnë asnjëherë deri aty ku duhet.
Qytetr i Durrësit · 25.06.2026
Në shumë vite, në Shqipëri ka qenë problem i madh, fakti që nëpër administrata punojnë njerëz pa kredencialet dhe aftësitë e duhura për të kryer punën e cila i është caktuar, pasi deri tani ka funksionuar shpërdorimi i detyres ne marrjen e njerëzve në punë.
Qytetr i Durrësit · 25.06.2026
Shqipëria nuk pengohet vetëm nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i dobët, përgjegjësia e paqartë dhe mungesa e matjes së rezultateve. Qytetarët dhe bizneset humbin kohë, para dhe besim kur shërbimet varen nga radhët, ndërhyrjet informale, diskrecioni administrativ ose mungesa e përgjigjes me afat. Kjo dobëson shtetin, nxit korrupsionin e vogël dhe ul aftësinë e vendit për të përthithur standardet dhe fondet europiane.
Anonim48 · 23.06.2026
Në Shqipëri një nga faktorët që fryn çmimet e banesave është mungesa e njër standardi ligjor për matjen e sipërfaqes. Shitësit përfshijnë shpesh ballkonet, tarracat, bodrumet dhe hapësirat e përbashkëta si metër katror banimi i plotë dhe blerësi paguan çmim të lartë për hapësira që në realitet nuk i banon. Nuk ka asnjë detyrim për të dalluar sipërfaqen e banimit nga ajo ndihmëse, dhe nuk ka asnjë sanksion kur deklarimet janë të fryra.
Anonim45 · 23.06.2026
Konsumatori shqiptar sheh vetëm çmimin final në raft, pa asnjë informacion mbi atë që ka marrë fermeri, sa ka kushtuar importi, apo sa janë marzhet e grumbulluesit, distributorit dhe supermarketit. Pa këto të dhëna, është e pamundur të kuptohet nëse çmimi rritet për shkak të kostove reale apo për shkak të marzheve të tepruara. Situata është veçanërisht problematike sepse zinxhiri dominohet nga pak operatorë të mëdhenj në çdo hallkë si grumbullues, distributorë e supermarkete, të cilët kanë fuqi të madhe tregu dhe operojnë pa asnjë detyrim transparence. Sot Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn vetëm reaktivisht dhe hetimet zgjasin me vite.
Anonim45 · 23.06.2026
Sistemi aktual elektoral shqiptar i jep kryetarit të partisë kontroll të plotë mbi listat e kandidatëve, ai vendos kush hyn në parlament dhe kush jo. Deputetët nuk i përgjigjen zgjedhësit që i zgjodhi, por kryetarit që i vendosi në listë. Kjo krijon një klasë politike të varur, që riprodhukon verbërisht vijën e kryetarit dhe nuk ndjen asnjë presion për t'i shërbyer zonës apo qytetarit.
Anonim45 · 23.06.2026
Si funksionon
Përshkruani ndryshimin që dëshironi dhe zgjidhni një kategori. Pa llogari, pa pengesa.
Qytetarët votojnë pro ose kundër. Idetë më të mbështetura ngjiten lart në listë.
Kur një ide merr mbi 1.000 vota, tërheq vëmendjen e medias, aktivistëve dhe politikëbërësve.