Flamingot Vendosin
Të gjitha idetë
TjetërAnonim45 · 23.06.2026

Listat e Hapura dhe Sistemi Mazhoritar

Problemi

Sistemi aktual elektoral shqiptar i jep kryetarit të partisë kontroll të plotë mbi listat e kandidatëve, ai vendos kush hyn në parlament dhe kush jo. Deputetët nuk i përgjigjen zgjedhësit që i zgjodhi, por kryetarit që i vendosi në listë. Kjo krijon një klasë politike të varur, që riprodhukon verbërisht vijën e kryetarit dhe nuk ndjen asnjë presion për t'i shërbyer zonës apo qytetarit.

Voto këtë ide

6 / 1.000 votaEdhe 994 për mbështetje

Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull

Përgjigjet e komunitetit

Zgjidhjet e propozuara

1 zgjidhje
Zgjidhja e autorit

Të kalojmë në lista të hapura ose sistem mazhoritar, ku votuesit zgjedhin drejtpërdrejt personin, jo vetëm partinë. Kjo dobëson kontrollin e kryetarit të partisë mbi karrierën e deputetit dhe forcon lidhjen e drejtpërdrejtë midis deputetit dhe zgjedhësit të tij. Deputeti që di se rizgjedhja e tij varet nga qytetarët e zonës dhe jo nga mirëdashja e kryetarit do të jetë më i pavarur, më i përgjegjshëm dhe më i ndjeshëm ndaj nevojave lokale. Në mënyrë indirekte, kjo demokratizon edhe vetë partitë politike, duke krijuar hapësirë për rotacion të brendshëm dhe për zëra të pavarur brenda tyre.

Anonim45 · 23.06.2026

Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë