Auditim i pavarur për fondet, punësimet dhe tenderimet në universitete
Problemi
Voto këtë ide
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Të vendoset auditim periodik i pavarur për punësimet, promovimet, tenderimet, projektet kërkimore dhe përdorimin e fondeve publike në universitetet publike. Gjetjet kryesore të publikohen në format të kuptueshëm për publikun, me masa korrigjuese, afate dhe përgjegjësi të qarta institucionale.
Të vendoset një reformë e qartë kombëtare për integritetin universitar: veting akademik për drejtuesit, kontroll i plagjiaturës dhe publikimeve, komisione të jashtme për punësime dhe promovime, regjistër publik për shkeljet e provuara, auditim i pavarur i fondeve dhe rregulla të detyrueshme për konfliktin e interesit. Universiteti publik duhet të drejtohet nga standardi, jo nga rrjeti; nga merita, jo nga kapja; nga integriteti i verifikuar, jo nga titujt e pambrojtur.
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
